Sveçla në Belgjikë, merr mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka takuar zëvendëskryeministren e Belgjikës, Petra De Sutter.
Sveçla ka shkruar se zëvendëskryeministrja Sutter ka shprehur gatishmërinë për mbështetje për Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
“Diskutuam për projekte konkrete në fushën e administratës publike, konkretisht në projektet tona në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike dhe procedurave administrative, proceset e rekrutimit si dhe në përmirësimin e sigurisë kibernetike. Me këtë rast Prof.Dr. Petra De Sutter shprehu gatishmërinë e saj për mbështetjen e shtetit belg në projektet e administratës publike si dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Gjatë këtij takimi miqësor u dakorduam për nevojën e zgjerimit dhe fuqizimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, ka shkruar Sveçla./21Media