Arrestohet burri që ia publikoi ish-të dashurës videot intime

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person, me dyshimin se e ka ngacmuar ish-të dashurën e tij.
Rasti ka ndodhur të hënën në Pejë.
Policia përmes raportit 24-orësh ka thënë se i dyshuari ka hapur llogari në emër të viktimës, duke i publikuar video-incizime intime të saj. I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “ngacmim”.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që në vazhdimësi e ka ngacmuar ish-të dashurën e tij. Sipas viktimës, i njëjti ka hapur llogari në emër të saj dhe ka publikuar video incizime intime të saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë./21Media

Back to top button