50,000 njerëzve u kërkohet të evakuojnë shtëpitë e tyre

Rreth 50,000 njerëzve u është kërkuar të evakuojnë shtëpitë e tyre pasi përmbytjet goditën qytetin më të madh të Australisë për herë të tretë sivjet.
Rrugët janë ndërprerë, disa shtëpi janë nën ujë dhe mijëra kanë mbetur pa energji elektrike, transmeton rtv21.tv.
Përmbytjet në të gjithë Australinë kanë marrë jetën e më shumë se 20 njerëzve këtë vit, shumë në Uellsin e Ri Jugor.
Më shumë se 100 urdhra evakuimi janë lëshuar në të gjithë Sidnein për urgjencën aktuale.
Njerëzit në 50 zona të tjera janë paralajmëruar të përgatiten për t’u larguar, pasi disa lumenj të mëdhenj vërshojnë. Moti i rëndë po godet gjithashtu rajonet e afërta Hunter dhe Illawarra.

Reshjet e shiut pritet të fillojnë të zbuten në Sidnei të martën, por parashikohen gjithashtu erëra të forta, duke sjellë rrezikun e rënies së pemëve dhe linjave të energjisë./21Media

Back to top button