Sveçla: Nuk frikësohemi, të gatshëm të përballemi me çfarëdo skenari me Serbinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Kosova është e gatshme të përballet me çfarëdo lloj skenari me Serbinë.
“Ne nuk i frikësohemi çfarëdo lloj skenari të Serbisë, jemi të gatshëm që të përballemi me çfarëdo lloj skenari të Serbisë, posaçërisht kur kemi parasysh përkrahjen e parezervë nga vendet mike. Qëllimi i Serbisë nuk është në këtë moment të sulmojë Kosovës, por të destabilizojë Kosovën. Situata në përgjithësi në Kosovë është stabile”., ka thënë Sveçla.
Ai në një konferencë për media sot ka treguar se dy vetura të Policisë së Kosovës të cilat po bartnin zyrtarë policorë për në pikat kufitare, janë sulmuar në mëngjesin e së premtes./21Media

Back to top button