Ekspozita ”Mozaik me drithëra dhe fara” nga Alkent Pozhegu

Edhe sot do të mbetet e hapur ekspozita ”Mozaik me drithëra dhe fara” nga Alkent Pozhegu të cilën e ka hapur në Prishtinë.
Sot në emisionin e mëngjesit ”Për ditë të mbarë”, Pozhegu ka qenë i ftuar teksa ka folur më shumë rreth veprave të tij të realizuara nga kokrra të ndryshme.

Pozhegu e ka treguar edhe sekretin se si kokrrat mbesin të qëndrueshme në punimet e tij.

Përveq kësaj, artisti ka folur edhe për ndjesinë  e tij, kur mediat botërore i kishin marrë pamjet e tij (fotografitë) dhe i kishin përdorur.

Artisti, Alkent Pozhegu ishte dhe tri herë rekordmen për librin Guinness, ai sqaron se për cilat figura ka garuar./21Media

Back to top button