Sveçla për BBC: Ka një rrugë kthimi në tavolinën e negociatave

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla në një bisedë për mediumin britanik BBC, ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit.

I pyetur se a frikësohet nga rikthimi i dhunës së vieteve të 90 apo ka një rrugë kthimi në tavolinën negociuese, Sveçla ka thënë se ka një rrugë kthimi në negociata.

“Padyshim që ajo që duam të bëjmë është që të sigurojmë që të gjithë të ndihen të sigurt dhe ne sigurojmë sundim të ligjit dhe siguri për secilin qytetar, pavarësisht etnisë”, është përgjigjur ai

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është vrarë më 24 shtator, nga persona të armatosur, rreth 30 sosh, të cilët

sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë – zonë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës./21Media

Back to top button