Sveçla për largimin e flamurit turk në Prizren: Veprime të tilla dëmtojnë vlerat tona

 
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka quajtur të papranueshëm aktin e të rinjve të cilët kanë larguar flamurin e Turqisë nga një shtyllë elektrike në Prizren.
Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës ka reaguar me kohë duke i arrestuar të njejtit, të cilët do të procedohen sipas legjislacionit në fuqi karshi shkeljes së shkaktuar.
Në shkrimin e tij në Facebook, Sveçla ka theksuar se veprimet e tilla dëmtojnë rëndë vlerat tona si shtet në të cilin mbizotëron bashkëjetesa dhe toleranca ndëretnike.
Në ditën e Pavarësisë (17 shkurt) janë arrestuar 5 persona, 4 prej tyre të mitur, pasi që të njëjtit kanë larguar nga një shtyllë elektrike një flamur të Turqisë të vendosur nga Kuvendi Komunal i Prizrenit me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës./21Media

Back to top button