Sveçla përgëzon Prokurorinë dhe Policinë për aksionin “Gropa”

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Policinë dhe Prokurorinë për aksionin “Gropa” ku u arrestuan 10 persona dhe u sekuestruan rreth 70 kg drogë në Ferizaj.
“Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës sot shkatërroi laboratorin e drogës sintetike në Ferizaj me ç’rast janë konfiskuar mbi 68 kg drogë dhe janë arrestuar 10 persona. Ky lloj droge është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut. Përgëzime dhe vlerësime maksimale për policinë dhe prokurorinë”, ka thënë Sveçla në një postim në “Facebook”
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se personat janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”./21Media

Back to top button