Sveçla: Po zbatohet vendimi ​për pajisje me dokumentin për hyrje-dalje

Në të gjitha pikat kufitare, me përjashtim të asaj në Jarinjë e Bërnjak, ka filluar zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për të pajisur shtetasit e Serbisë me dokument për hyrje-dalje në pikat kufitare të Kosovës, kështu bëri të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla ka thënë se vendimi do të implementohet derisa të largohen të gjitha barrikadat.

Në momentin e largimit vendimi do të shtyhet deri më 1 shtator.

“Të gjithë personat që posedojnë dokumente të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, do të pajisen me dokumentin hyrje-dalje e cila ka afat vlefshmërie 90 ditë brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ky vendim do të vazhdojë të implementohet derisa të largohen të gjitha barrikadat dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave. Në momentin e largimit të të gjitha barrikadave dhe pengesave, ky vendim do të pezullohet deri më 1 shtator 2022”, ka shkruar Sveçla në Facebook./21Media

Back to top button