Kaloni te përmbajtja kryesore

Sveçla takon drejtorin e Policisë, nënshkruajnë strukturën e re organizative

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha.

Gjatë takimit, Sveçla e Hoxha nënshkruan strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës.

“Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture synojmë që të ngrisim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj”, ka shkruar Sveçla.

Tutje, ai bëri të ditur se synimi i përbashkët është siguria publike dhe angazhimi në shërbim të qytetarëve.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button