Sveçla: Vendosmëria e policëve është garanca për ruajtjen e paqes dhe sigurisë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla sot ka vizituar pikën e kalimit kufitar në Jarinje, stacionin e policisë kufitare, si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë, ku ka takuar zyrtarët dhe përgjegjësit policor, si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës.
Sveçla ka thënë se vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanca për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
“Sot vizitova pikën e kalimit kufitar në Jarinje, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë ku takova zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës.Vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanca për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Sveçla në Facebook./21Media

Back to top button