Szunyog: E ardhmja e Kosovës është në BE, s’ka alternativë tjetër

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se ardhmja e Kosovës është në BE dhe se alternativë tjetër, përveç vazhdimit të ecjes përpara në rrugën e saj evropiane, nuk ka.
Szunyog vuri në dukje se pa Ballkanin Perëndimor BE-ja nuk do të jetë e plotë dhe se agresioni rus kundër Ukrainës i ka bërë edhe më të rëndësishme përpjekjet e përbashkëta për integrimet evropiane të rajonit.
“Në Ditën e Evropës, dua të theksoj se e ardhmja e Kosovës është në rrugën e Bashkimit Evropian dhe nuk ka alternativë. Evropa nuk do të jetë i plotë. Agresioni rus kundër Ukrainës e ka bërë edhe më të rëndësishme përpjekjet e përbashkëta për integrimet evropiane”, ka thënë ai.


Kosova sot feston Ditën e Evropës, ani pse është vendi i vetëm në rajon që nuk mund të lëvizë lirshëm./21Media

Back to top button