Szunyog: I bëmë thirrje Kuvendit që të ketë prioritet, reformat në lidhje me BE-në

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka përsëritur thirrjen e BE-së për kthim në dialog.

Szunyog në një postim në Twitter i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës të ketë prioritet reformat në lidhje me BE-në.

“Diskutuan me Komisionin për Integrim në BE, progresin e Kosovës drejt BE-së dhe i bëmë thirrje Kuvendit që të ketë prioritet, reformat në lidhje me BE-në”, ka shkruar ai në Twitter.

Po ashtu diplomati i BE-së, njoftoi se kanë diskutuar edhe për situatën në veri dhe ka ripërsëritur thirrjen për kthim në dialog të palëve./21Media 

Back to top button