Zveçan, dy burra u sulmuan nga disa të tjerë përderisa ishin në veturë

Dy persona meshkuj kosovarë janë sulmuar në Zveçan nga disa persona tjerë të panjohur, në orët e vona të mbrëmjes të së martës.

Viktimat u sulmuan përderisa gjendeshin në veturë, njofton rtv21.tv.

Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti është duke u hetuar.

Sulmet ndaj qytetarë janë shpeshtuar kohëve të fundit në veri të vendit, për shkak të pakënaqësisë së shumicës serbe që jeton aty, të cilët po protestojnë tash e sa ditë kundër kryetarëve shqiptarë që u zgjodhën në votimet e 23 prillit. Sulmet po bëhen kryesisht nga persona të maskuar. /21Media

Back to top button