Tabela e Superligës pas 12 ndeshjeve të zhvilluara, Prishtina “frikëson” rivalët

 
Me dy ndeshjet e së dielës ku Ulpiana befasoi duke e mposhtur Ballkanin dhe Prishtina që triumfoi në derbi me Drenicën është kompletuar edhe java e 12-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Lufat për vendet e paa në tabelë po shkon gjithnjë e më shumë duke u ndezur dhe është Prishtina si kampion aktual që po i ofrohet majës së tabelës nga ndeshja në ndeshje pas një fillimi aspak të mirë të këtij edicion garues në futbollin kosovar.
Në vendin e parë është Drita me 22 pikë, ajo ndiqet nga Ballkani dhe Gjilani me nga 21 pikë e pastaj vjen Drenica si e katërta me 20 pikë.
Prishtina është e pesta me 16 pikë, pas së cilës vijnë Llapi me 15 dhe Ulpiana me 13.
Tri pozitat e fundit mbahen nga Malisheva me 12 pikë, Dukagjini me 11 dhe Feronikeli si i fundit me 10 pikë.

Back to top button