Tabela e Superligës

Superliga e Kosovës në futboll ka arritur në xhiron e 15- të të saj, derisa duelet e ballafaqimet interesante nga java në javë nuk po mungojnë.

Gjithsesi, ajo që është tashmë më se e qartë është fakti që Ballkani nga java në javë po e thellon diferencën në kreun e tabelës dhe kjo është një tregues që titulli i kampionit mund të përfundojë sërish te skuadra e trajnerit Ilir Daja.

Skuadra nga Suhareka ka 35 pikë në vendin e parë, shtatë më shumë se Llapi që pozicionohet në vendin e dytë me 28 pikë.

Kjo është renditja tabelare në Superligësn e Kosovës:

Ballkani 35

Llapi 28

Drita 25

Malisheva 20

Prishtina 18

Dukagjini 17

Gjilani 14

Feronikeli 12

Fushë Kosova 1

Liria 9

Back to top button