​Tahiri: 2023-ta është dështim në ekonomi, katrahurë në diplomaci dhe kapje e shtetit nga VV-ja

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, vitin 2023 e ka quajtur vit të dështuar.

Tahiri ka thënë se viti 2023 ishte vit që e dobësoi sovranitetin e shtetit.

“Kuvendi i Kosovës përmbylli punimet për këtë vit. Diagnoza e vitit 2023 është: deshtim në ekonomi, katrahurë në diplomaci, kapje e shtetit nga partia, izolim në procese evropiane, dobësim të shtetit e sovranitetit dhe varfëri gjithandej”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se shumica parlamentare gjithnjë është munduar që dështimet t’i kalojë në heshtje.

“Shumica parlamentare dha gjithçka që temat madhore dhe të cilat kërkojnë lidership të mos ecin asnjë hap. Komfort zona e 51 përqindëshit punoi ad-hoc, dështoi pa kuorum, i duartrokiti liderit suprem, kaloi ligje kundërkushtetuese pa debat e transparencë, ushtroi presion mbi opozitë dhe kujtoi që do ta qes jashtë loje Gjykatën Kushtetuese, për t’i grahur drejt autokracisë. Dështimet gjithnjë u mundua t’i kalojë në heshtje”, është shprehur Tahiri.

Back to top button