Tahiri: Çfarë “krimesh të luftës” po synon të hetojë Kurti pas luftës në qershor të 1999?!

Projektligji për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës së fundit në Kosovës dje e ka përplasur kryeministrin Albin Kurti dhe deputetin e PDK-së, Abelard Tahirin, e ky i fundit replikën e ka vazhduar edhe sot ndaj Kryeministrit.
“Çfarë “krimesh të luftës” po synon të hetojë Albin Kurti pas përfundimit të luftës në qershor të 1999?! Si mund të kryhen “krime të luftës” pasi që lufta të ketë marrë fund?”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Sipas Tahirit, përpjekja e Qeverisë së Albin Kurtit, për ta bërë një ligj që synon të hetojë e hulumtojë “krimet” që ndërlidhen me luftën deri me datën 31 dhjetor, 2000, është përpjekje që i shkon përshtat pikërisht atyre që janë përgjegjës për gjenocidin në Kosovë.
“31 dhjetori i 2000-tës, është epitomë e Serbisë që përpiqet t’ia ndërrojë kahjen historisë dhe të gjejë amnisti për gjenocidin e kryer. Ne do ta kundërshtojmë me çdo mjet politik tjetërsimin e historisë përmes ligjeve të dëmshme, antihistorike e antikombëtare.”, ka shtuar ai.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës dje ka miratuar në lexim të parë projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë./21Media

Back to top button