Ministri Peci tha se në javën e ardhshme bëhen të ditur përfituesit e subvencioneve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sot i njoftoi bujqit se procesi i vlerësimit të aplikacioneve për Programin për Pagesa Direkte për këtë vit është drejt përfundimit dhe se nga java e ardhshme do të bëhen të ditur edhe përfituesit në kuadër të këtij programi.

siç bëri të ditur ministria, Peci qëndroi për vizitë në fshatin Domanek të Drenasit, ku u prit nga bujqit e këtij fshati shumica e të cilëve veçse ishin duke zhvilluar aktivitetin e tyre bujqësor.

“Bujq të tillë, të vyer ka në të gjithë Kosovën, e unë si Ministër do të vazhdoj që të punoj në të mirë të sektorit të bujqësisë, duke i trajtuar këta bujq me dinjitet ashtu siç edhe e meritojnë”, u shpreh pas këtyre vizitave Ministri Peci.

Ndërsa, nga ana tjetër, sipas komunikatës, bujqit nga fshati Domanek e njoftuan Ministrin se falë rritjes së mbështetjes financiare përmes Programit për Pagesa Direkte, do të dyfishojnë sipërfaqet me të mbjellat vjeshtore e pranverore./21Media

Back to top button