Tahiri emërohet kryetar i degës së LDK-së në Vushtrri

 

Hysni Gërguri ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri. Drejtimin e degës së LDK-së e ka marrë kryetari i kësaj komune Xhafer Tahiri.

Tahiri e ka falënderuar Gërgurin përmes një postimi në Facebook për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për LDK e për Vushtrrinë.

“Më lejoni që në emrin tim e të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, të ju falënderoj nga zemra për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për LDK e për Vushtrrinë. Bashkë kemi fituar në zgjedhjet e vitit 2017, bashkë do të fitojmë sërish në Vushtrri e në gjithë Kosovën LDK mbetet përgjithmonë familja jonë e përbashkët”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Pas rezultateve të dobta të zgjedhjeve të parakohshme paralamnetare të mbajtura me 14 shkurt edhe lideri i LDK-së Isa Mustafa javën e kaluar ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit. Në zgjedhjet e 14 shkurtit Lidhja Demokratike Kosovës nuk po prin në asnjë komunë./21Media

Back to top button