Tahiri: Është koha që ShBA ta marrë udhëheqjen në dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se nuk mund të presim marrëveshje finale përderisa Serbia mbetet pro-ruse.
Tahiri në një postim në Facebook ka shkruar se është koha që ShBA ta marrë udhëheqjen për ndjërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi.
“Nuk mund te presim paqe te qendrueshme dhe as marreveshje finale perderisa Serbia mbetet pro-ruse. Eshte koha qe SHBA-ja ta marre udheheqjen per ndermjetesimin e dialogut Kosove-Serbi, me perkrahjen e partnereve evropian”, ka shkruar Tahiri në Facebook./21Media 

Back to top button