ShSKUK liron nga detyra Brahimajn, caktohet ushtruesi i detyrës

Shërbimi Spitalor dhe Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar sot se pas analizimit të situatës së fundit në Klinikën e Kardiokirugjisë, është liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Rifat Brahimaj.
Ndërkohë ka konfirmuar po ashtu se ushtrues detyrë do të jetë Shpejtim Shurdhiqi.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se pas analizës së situatës së fundit në Shërbimin Klinik të Kardiokirugjisë, është liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Dr. Rifat Brahimaj. Ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Kardiokirugjisë në QKUK është caktuar Dr. Shpejtim Shurdhiqi”, bëhet e ditur në njoftim./21Media

Back to top button