Tahiri fton nesër qytetarët në protestën për vizat

“Nëse nuk jam më deputet, ja i kthehem muzikës mirë, ja i ruaj prapë lopët”

Deputeti, Labinot Tahiri ka ftuar qytetarët e Kosovës për nesër në protestë për të kërkuar liberalizmin e vizave. Protesta do të mbahet në orën 12:00 para Bibliotekës Kombëtare. Tahiri ka thënë se me vete do ta marrë edhe djalin e tij në mënyrë që siç ka potencuar ai ta mësojë që t’i kërkoj të drejtat e tij.

“Nesër në Prishtinë para Bibliotekës Kombëtare ora 12:00 ✊🏼
Nuk ka fort rëndesi sa dalim në protesta. Rëndësi ka për me i respektua të drejtat dhe kërkesat e qytetarit dhe të studentëve.
Pra, unë si deputet nesër përskej studentëve do jem me djalin tim Elton Labinot Tahiri. Le të mësohet dhe ai për t’i kërkuar të drejtat e tij si i ri!
Evropën nuk e gjuajmë me gurë se jemi Shqiptarë e nuk jemi popull barbar e jo mirnjohës, por do të dalim rrugëve e vendeve që të themi pse PA VIZA! Çka duhet tash si DEPUTETTTTTTT TË VOTOJ PËR VIZAT, SIGURISHT QË MË NUK DO VOTOJ POR DO KËRKOJ PËR VIZAT E POPULLIT TIM.
Sa të jem aty ku jam, do jem përgjegjës! E në qoftëse nuk jam më deputet, i kthehem ja muzikës mirë ja prapë i ruaj lopët se ka knaqësi edhe lopën me ruajt si shumë politikan që i kanë ruajtur. E ata që si kanë ruajtur të pakten qumshtin( tamlin e tyre e kanë pirë)
Hajde diten e mirë shihem nëser vllezer e motra.
Labinot Tahiri , Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.”, është postimi i Tahirit në Facebook.

Nesër në Prishtinë do të mbahet protestë në shenje pakënaqësie ndaj mos liberalizimit të vizave, para Bibliotekës Kombëtare, në ora 12:00. Protesta organizohet nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës./21Media

Back to top button