Tahiri i kërkon qeverisë që të lëshojë rrugën

Deputeti i PDK-së, Ableard Tahiri ka adresuar një mori kritikash ndaj Qeverisë.
Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se është rritur numri i qytetarëve të Kosovës të cilët po synojnë të dalin jashtë vendit.
“Siç raportohet, vetëm në katër muajt e fundit 199,783 qytetarë apo rreth 11 % e popullsisë së Kosovës, kanë kërkuar largimin nga vendi përmes pritjes së vizave pranë ambasadave të huaja. “, ka shkruar ndër tjerash Tahiri.
Sipas tij shpresa e qytetarëve ësht ëvjedhur nga pushteti pë të cilin ka thënë që s’ka aftësi, as ide, as plan e as përkushtim për ta zhvilluar Kosovën.
“Kjo përmasë largimi dhe trendi që po vazhdon me kërkesat për viza është fatkeqësi për vendin, e cila e ka një adresë dhe kjo adresë gjendet në katin e dytë të ndërtesës së qeverisë. Trajtimi që ju bëhet mjekëve, specialistëve dhe infermierëve, arsimtarëve, policëve e shërbyesve civilë duke i trajtuar me lëmoshë e jo si palë në ndërtimin e kushteve më të mira për punë e shpërblim adekuat, ndërsa në anën tjetër, pa kurrfarë dialogu social, pa vizion për investime dhe pa asnjë plan për të rinjtë dhe të rejat që studiojnë, janë vetëm disa prej faktorëve që i kontribuojnë kësaj fatkeqësie.”, ka deklaruar Tahiri
Ai ka bërë thirrje për reflektim dhe për të ofruar zgjidhje.
“Produkti i kësaj paaftësie është Krejt dhe Drejt Emigrimit, por kostoja e këtij produkti do jetë barrë për vendin me dekada. Është koha e fundit për të ecur me këmbë në tokë e për të reflektuar mbi shkaqet e këtij trendi e për të ofruar zgjidhje. Ose koha më e mirë për të lëshuar rrugë.”, ka thënë Tahiri./21Media

Back to top button