Tre korridore evakuimi janë shpallur në Ukrainë

Ukraina dhe Rusia ranë dakord për tre korridore evakuimi për të mërkurën, njoftoi zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.
Vereshchuk tha se një korridor për evakuimin e banorëve të Mariupolit dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Berdyansk, një rrugë për dërgimin e ndihmave humanitare dhe evakuimin nga Melitopol dhe një për një kolonë njerëzish me automjete personale nga Enerhodar në Zaporizhzhia, transmeton rtv21.tv.
“Kolonat e autobusëve dhe kamionëve me ndihma humanitare tashmë janë larguar nga Zaporizhzhia”, tha ajo në një video-mesazh të mërkurën.
“Ne kërkojmë që forcat pushtuese të respektojnë angazhimet e tyre dhe të lejojnë kolona humanitare nëpër postblloqe”, shtoi Vereshchuk.
Vereshchuk tha se delegacioni rus në bisedimet të martën midis ekipeve ruse dhe ukrainase në Stamboll mori propozime nga pala ukrainase për të organizuar korridore evakuimi për disa nga rajonet më të prekura nga luftimet, duke përfshirë Kharkiv, Kiev, Kherson, Chernihiv, Sumy, Zaporizhzhia. Oblastet Donetsk, Luhansk dhe Mykolaiv”, tha tutje ajo.
Njoftimi i Vereshchuk vjen dy ditë pasi kryetari i bashkisë së qytetit të rrethuar të Mariupol tha se korridoret e evakuimit kishin rënë kryesisht nën kontrollin e forcave ruse, pasi javë të tëra bombardimesh e lanë qytetin copë-copë, vranë një numër të panjohur civilësh dhe detyroi qindra mijëra banorë nga shtëpitë e tyre.
Zyrtarët ukrainas kanë pretenduar se forcat ruse kanë penguar autokolonat e evakuimit të afrohen ose të dalin të sigurt nga qyteti port jugor./21Media

Back to top button