Tahiri: Kemi mbledhur nënshkrimet pë thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore 

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se grup parlamentar kemi mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore.

Kështu ka thënë Tahiri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

“Si grup parlamentar kemi mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore. Nëse i sëmuret dikujt, fëmija, prindi apo një anëtar i familjes, të gjitha kursimet që i ka, duhet t’i shkrijë, të hyjë borxh për të shëruar të sëmurin. Po hyjmë në vitin e katërt të qeverisjes dhe nuk janë në gjendje ta bien në Kuvend Ligjin për Sigurime Shëndetësore! Kjo do të jetë çështja që do të punojmë dhe të krijojmë një konsensus ndërpartiak”, ka thënë Tahiri.

Back to top button