Tahiri kritika Qeverisë: Qasje absurde mospërfshirja e opozitës në arritjen e marrëveshjes finale

Ish- kryengeociatorja Edita Tahiri ka adresuar kritika ndaj Qeverisë për mospërfshirjen e opozitës në arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.
Sipas saj një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë me herët.
“Opozita ftohet për anulimin e marrëveshjeve te kaluara, por nuk ftohet për arritjen e marrëveshjes finale! Kjo është një qasje absurde e kësaj qeverie absurde, kurrë nuk është pare me herët.”, ka shkruar Tahiri në Facebook./21Media