Fillon procesi i pilotimit për lajmërimin në shtëpi për pensionistë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka filluar procesin e pilotimit të lajmërimeve në shtëpi të pensionistëve në moshën 85 dhe mbi, për rajonin e Prishtinës.
Sipas njoftimi nga kjo ministri kanë pranuar që emaila me të dhënat e pensionistëve që nga fillimin i procesit.
“Ekipet mobile kanë filluar me realizimin e vizitave, ku të gjithë pensionistët që kanë plotësuar kriteret janë lajmëruar dhe të dhënat janë përditësuar në sistemin e integruar të Pensioneve.
Ftojmë pensionistët tjerë nga rajoni i Prishtinës që plotësojnë kriteret e paraqitura në njoftim, të dërgojnë kërkesat për lajmërim në shtëpi përmes emailit pensionet.pr@rks-gov.net. Nëse keni ndonjë paqartësi, ekipi jonë do t’u udhëzoj përmes emailit.”, thuhet në njoftim./21Media