Tahiri: Kurti bëri gabim të madh në raport me takimin e dytë me Vuçiqin

 
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AKK) ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që nuk raportoi në Kuvend para se të shkonte në takimin e dytë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri,  ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është në “qorrsokak”.
“Kryeministri Kurti mendoj që ka bërë gabimin më të madh raport me takimin e dytë me presidentin Vuçiq në Bruksel. Arsyeja është e thjesht se ai është zotuar se do të ketë që do të ketë informim para dhe raportim pas, këtë nuk e ka bërë. Nuk ka nevojë për asnjë nguti. Ai ka qenë për më shumë se 10 ditë në pushime apo ku ka qenë nuk e di në Greqi dhe Francë ajo që duhet të bëjë dhe është e rëndësishme është që kryeministri Kurti duhet të ketë qasje shtetformuese përgjegjëse dhe mbi të gjitha llogaridhënëse ndaj këtij kuvendi. Është e vërtet që ka shumicën por në raport me temën e dialogut Kosovë-Serbi informimi paraprak dhe raportimi është një çështje e cila trajton rëndësinë më të madhe në këtë kuptim mendoj që ai ka bërë gabim, nuk fiton asgjë Kosova nuk ka asnjë nguti shihet qartë se procesi i dialogut është në qorrsokak nuk ka agjendë nuk dihet asgjë në këtë proces dialogu është duke fituar me mundësi të fotografimit vetëm presidenti i Serbisë dhe Serbia që po ec drejt integrimi”, ka thënë Tahiri.

Back to top button