Ndërpritet gjendja emergjente në Deçan

 
Në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave u mor vendim që të ndërpritet gjendja emergjente në Komunën e Deçanit.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Ramosaj ka falënderuar të gjitha institucionet që i dolën në ndihmë me rastin e helmimit të mbi 1500 personave.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Deçanit, pasi që gjendja në komunën tonë ka filluar të normalizohet sot në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave; u mor vendim për ndërprerjen e Gjendjes Emergjente në Komunën e Deçanit. Falënderues dhe mirënjohës të gjithë atyre që kontribuan që të tejkalohet kjo gjendje. Shpresoj dhe uroj që mos të përballemi me situata të tilla!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Gjendja emergjente në Deçan ishte shpallur më 13 korrik./21Media

Back to top button