Kaloni te përmbajtja kryesore

Tahiri: Kurti ka refuzuar ta arrestojë Radojçiqin ndonëse e kishte në dorë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka refuzuar ta arrestojë kriminelin, Milan Radojçiq, ndonëse sipas tij e ka parë në kohë reale të armatosur në territorin e Kosovës.

Në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës, Tahiri ka thënë se Kurti ka ndaluar Policinë e Kosovës ta arrestojë Radojçiqin gjatë sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Ky kryeministër që në kohë reale e ka parë Radojçiqin në Republikën e Kosovës të armatosur me grup të armatosur dhe e ka ndaluar policinë e Kosovës ta arrestojë. Nuk ka dashur ta fusë në burgun personin të cilin e ka pasur në dorë. E ka parë në kohë reale, ka refuzuar ta arrestojë. Arsyet ne nuk i dimë, i di ky. Koha do ta shpjegojë”, tha ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button