Tahiri: Me përhapë virusin është marre

 

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri sot ka shoqëruar inspektorët sanitar komunal gjatë inspektimit në institucionet publike, marketet, barnatoret dhe bizneset tjera.

Tahiri ka njoftuar se po shqyrton mundësinë të ndryshojmë rregulloren komunale për gjobat mandatore për të shqiptuar masa për mos mbajtje të maskës dhe distancës sociale.

Me këtë rast, Tahiri iu ka shpjeguar bizneseve që çdo gjë tashmë është e qartë, ose maska për personelin dhe konsumatorët ose mbyllje.

“Do të mbrojmë qytetin e qytetarët dhe këtë liri me çdo kusht, shumica e qytetarëve dhe bizneseve janë bashkëpunues e të ndërgjegjshëm prandaj kjo na e bënë punën më të lehtë”, tha Tahiri.

I pari i Vushtrrisë theksoi se në Komunë, QKMF, Gjykatë dhe në dyqane, nuk lejohet hyrja pa maska.

“Me mbajtë maskë nuk është marre, me përhapë virusin edhe është marre por edhe është e kundërligjshme”, përfundoi ai.

Vetëm dje janë raportuar 8 raste të reja me Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë.

Nga data 08 shkurt deri më 07 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.234 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./21Media

Back to top button