BE do t’i sigurojë Kosovës mbështetje financiare për rimëkëmbje ekonomike

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot priti në takim Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolovën, me ç’rast tha se Qeveria do të punojë ngushtë BE-në për ta përshpejtuar procesin e integrimit të vendit tonë në familjen e vendeve demokratike evropiane.

Më këtë rast, siç u bë e ditur në komunikatë, Hoti tha se Qeveria e Kosovës njëkohësisht do të punojë me tërë kapacitetin e saj për forcimin e rendit dhe ligjit, për thellimin e demokracisë, luftimin e korrupsionit, zbutjen e papunësisë dhe zhvillimin e tregut të lirë.

Ndërsa, Ambasadorja Apostolova pasi e përgëzoi Hotin për detyrën e re, theksoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i përkrahë institucionet e Kosovës për menaxhimin e pandemisë COVID-19, si dhe do t’i sigurojë Qeverisë së Kosovës mbështetje financiare për rimëkëmbjen ekonomike.

“Gjithashtu, ajo vuri theksin në funksionimin e shtetit ligjor dhe demokratik, si kusht i rëndësishëm në procesin e afrimit të Kosovës drejt BE-së.”, u bë e ditur në komunikatën e Qeverisë./21Media

Back to top button