Ish-ministrja për dialog, Edita Tahiri porositi sot delegacionin e Kosovës në Washington, që çdo marrëveshje ekonomike që mund të arrihet në mes dy vendeve, të jetë me një kornizë të qartë politike në mes dy shteteve të pavarura dhe sovrane.

Ajo theksoi se opozita do të duhej të ishte pjesë e delagacionit, ndërsa angazhimin amerikan e sheh si mundësi që të ndodh njohja reciproke në kufijtë aktual./21Media