Tahiri: Qeveria ta rrisë pagën minimale

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka theksuar se është brengosëse se si Qeveria nuk po reflekton në temat që lidhen me mirëqenien e qytetarëve. Sipas Tahirit, ekonomia dhe varfëria janë probleme për të cilat Qeveria duhet të reflektojë dhe të ofrojë zgjidhje.
Ai është shprehur se ngritja e pagës minimale duhet të kalojë nga diskutimet në tryeza dhe punëtori, në vendim të Qeverisë.
“Kërkesa jonë është e thjeshtë: me një vendim ta rrisin pagën minimale me 400 euro dhe ta sjellin Ligjin e Pagave për miratim në Kuvend. Qeveria e fjalëve të mëdha e punëve të vogla”, ka shkruar Tahiri në Facebook./21Media

Back to top button