‘Panik sheqeri’ në Rusi

Shqetësimi më i madh për popullin rus aktualisht është mungesa e furnizimeve ushqimore në supermarketet e tyre lokale. 

“Sheqeri është zhdukur nga shumë raftet e supermarketeve”, tha Steve Rosenberg për BBC Radio 4.

Ai tha se nuk kishte sheqer në supermarketin e tij lokal në Moskë kur e vizitoi të dielën dhe dyqani “kishte futur mjaft kufizime në artikujt ushqimorë”.

Kripa dhe vaji i gatimit janë ndër ushqimet e përditshme që racionalizohen.

“Kremlini dëshiron që rusët të besojnë se Rusia është nën sulmin e fashistëve dhe nazistëve – të ndihmuar nga agresorët perëndimorë – dhe se Moska ka të vërtetën, drejtësinë dhe të mirën në anën e saj dhe do të luftojë për të shkatërruar të keqen”, tha ai për programin Today./21Media

Back to top button