Tahiri – Qeverisë: Ku është Ligji i Pagave dhe kur do të miratohet?

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kapyetur pozitën se kur do të miratohet Ligji i Pagave. Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se kjo është shtyreja  tretë brenda një viti qeverisës, duke e cilësuar këtë çështje si shumë të vonouar.
“Është bërë një muaj prej kur Qeveria e Kosovës është dashtur të sjell në Kuvend Ligjin e Pagave, kjo tashmë është shtyrja e tretë brenda një viti qeverisës. Sot, mbi 80 mijë zyrtarë publikë, krejtësisht në mjegull e paqartësi me të drejtë pyesin, a është kjo pazotësi, apo mashtrim i radhës? Jeni vonuar shumë, na duhet menjëherë përgjigjje, ku është ligji dhe kur do të miratohet?”, ka shkruar Tahiri në Facebook. /21Media

Back to top button