Ia lë vetëm një letër, Krivokapiq refuzoi t’ia dorëzojë detyrën Abazoviqit
Ish kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq nu ki ka dorëzuar detyrën kryeministri të ri të Malit të Zi Dritan Abazoviq.
Ai përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se nuk po e bën një gjë të tillë pasi që e konsideron qeverinë e re si shkelëse të Kushtetutës.
“Duke marrë parasysh se kemi shkelje të procedurave kushtetuese dhe administrative, nuk dua të simuloj rregullsitë e t’i jap legjitimitet shkeljeve të qarta të postulateve të demokracisë e të ligjit. Në kabinet kam lënë porosinë e qartë për fazën kalimtare: Do të kalojë”, ka shkruar Krivokapiq në Twitter.
Dritan Abazoviq është kryeministri i parë shqiptarë në Mal të Zi. Qeveria e tij vjen pas asaj të të Krivokapiqit që u shkarkua më 4 shkurt. Në atë qeveri, Abazoviq ishte zëvendëskryeministër./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?