Tahiri: Te enjten në Kuvend do të kërkojmë shkarkimin urgjent të ambasadorit Berishaj

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se të enjten në seancën e Kuvendit, do të kërkojnë shkarkimin urgjent të ambasadorit Martin Berishaj.
Tahiri ka thënë se qëndrimi i mëtutjeshëm i tij në pozitën e ambasadorit është i papranueshëm.
Tutje, Tahiri ka thënë se një pushtet që emëron dhe mbron ambasadorë protagonistë të aferave multimilionëshe me mafinë energjetike të Serbisë, nuk përfaqëson qytetarët e Kosovës dhe as të ardhmen e saj.
“Të enjten në seancën e Kuvendit, do të kërkojmë shkarkimin urgjent të ambasadorit Martin Berishaj, qëndrimi i mëtutjeshëm në detyrë i të cilit, është thjeshtë i papranueshëm. Një pushtet që emëron dhe mbron ambasadorë protagonistë të aferave multimilionëshe me mafinë energjetike të Serbisë, nuk përfaqëson qytetarët e Kosovës dhe as të ardhmen e saj”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Back to top button