Murati: 2 mijë punëkërkues janë regjistruar në “superpuna”

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se 2 mijë punëkërkues janë regjistruar në platformën e punësimit “Superpuna”.
“Që nga lansimi i platformës, mbi 2000 punëkërkues janë regjistruar dhe verifikuar në superpuna! Të gjithë të rinjtë e moshave 18-25 vjeçare që janë në kërkim të një vendi pune, kanë mundësinë të regjistrohen dhe të gjejnë një vend pune me pagë të garantuar nga shteti”, thuhet në postimin e platformës “Superpuna” në Facebook që e ka shpërndarë ministri Murati.
“Superpuna” është platformë punësimi e krijuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës./21Media

Back to top button