Tahiri vlerësoi mbështetjen që Amerika ka dhënë për drejtësinë

“Hapat e ndërmarrë do të rrisin llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve vendore”

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri është takuar sot me Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Tahiri e ka njoftuar Ambasadorin Kosnett për ndryshimet dhe reformat që janë ndërmarrë për fuqizimin e sundimit të ligjit, avancimin e qasjes në drejtësi, si dhe për miratimin e agjendës legjislative, që ka për qëllim forcimin e shtetit ligjor në Republikën e Kosovës.

Tahiri ka vlerësuar lart mbështetjen që qeveria amerikane ka dhënë për sektorin e drejtësisë dhe në veçanti përkrahjen e pa rezervë gjatë proceseve jetike të këtij sektori, Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të ligjit dhe agjendës së përbashkët “Drejtësia 2020”.

Hapat e ndërmarrë, sipas ministrit Tahiri, do të rrisin llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve vendore dhe do të ndihmojnë në rikthimin e besimit të qytetarëve në këto institucione./21Media

Back to top button