Kaloni te përmbajtja kryesore

Tahiri: Von der Leyen i tregoi Kurtit se është kryeministër ilegal, e takoi si deputet

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka reaguar pas takimeve që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi në Kosovë.

Tahiri ka thënë se Von der Leyen i ka treguar Albin Kurtit se është “kryeministër ilegal”, pasi sipas saj, e ka takuar atë në cilësinë e deputetit.

Sipas saj, presidentja Vjosa Osmani “jo vetëm që foli, por edhe pranoi” se Kosova është dëmtuar për gati një vit për shkak të mungesës së institucioneve qeverisëse.

“Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i tregoi Kurtit se është kryeminister ilegal, e takoi si deputet – ndërsa Osmanin e bëri jo vetëm të flasë por edhe të pranoj se vendi është dëmtuar gati një vjet pa institucione qeverisëse”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button