Tahiri: Vuçiqi ka synim Trepçën dhe Ujmanin

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, duke komentuar zhvillimet në veri  tha se dhuna atje ka një skenar.

Sipas Tahirit, synimi i Vuçiqit janë Trepça dhe Ujmani.

“Skenari i tij është që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive mbi pasuritë minerale dhe ujin në veri”, tha ajo.

Tahir po ashtu tha Serbia vazhdimisht ka pasur tendenca ndaj këtyre dy resurseve të Kosovës.

“Gjatë shtatë viteve të negociatave në Bruksel, kur isha kryenegociatore Serbia ka shfaqur vazhdimisht tendenca ndaj këtyre pasurive strategjike dhe gjeopolitike të Kosovës, por nuk i kam lënë ta hapin gojën!”, shkroi Tahiri./21Media

Back to top button