Takimi i partnerëve të koalicionit, mbërrijnë Haradinaj e Limaj

 

Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj janë parë duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë ku pritet të nisë takimi në mes te krerëve të koalicionit qeverisës ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Aty pritet të diskutohet rreth dialogut me Serbinë dhe takimit qe pritet të mbahet mes palëve më 4 shtator ne Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Nga partitë politike nuk është bërë e ditur nëse sot do të diskutohet rreth çështjes së presidentit, temë kjo e cila u përfol ditët e fundit nga vet shefat e partive.

Kryeministri i vendit pritet të udhëtojë për në Uashington, përballë palës serbe, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, me ftesë të emisarit të posaçëm të presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell./kp

Back to top button