Takimi mes Kurtit dhe Escobarit, Lama: Nuk shohë mundësi që ata të takohen

Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, do të jetë për vizitë të mërkurën (nesër) në Prishtinë.
Përveç takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryetarët e PDK-së dhe AAK-së nuk është paraljmëruar ndonjë takim me Kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Analista politike, Alma Lama, në ”Click” të RTV21 tha se nuk sheh asnjë mundësi për një takim mes Kurtit dhe Escobarit.
”Nuk shohë mundësi që ata të takohen, për shkak se aj ia komunikojë se çfarë mendon, dhe tregoj se nuk don partneritet”, tha Lama ndër tjera.
Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike i SHBA-së, Gabriel Escobar në një bashkëbisedim me gazetarë në Bruksel tha se dialogu është në një fazë kritike.
Sipas tij aktualisht ka probleme në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Partneriteti ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, ndërmjet popujve të SHBA-së dhe Kosovës nuk i takon një njeriu ose një partie. Por, unë do të thosha se aktualisht ne kemi problem në komunikim me kryeminstrin. Dhe s’janë vetëm SHBA-ja, nuk është krijuar problem vetëm me SHBA-në, por është problem që Kosova ka në komunikimin e saj me BE-në, me NATO-n, me Britaninë e Madhe me SHBA-në dhe me shumë partnerë të tjerë përfshirë edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne kemi patur një partneritet të jashtëzakonshëm me Kosovën në të kaluarën dhe ne do të donim që të rikthejmë këtë partnieritet sikuir ishte më parë.”, deklaroi sot Escobar./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?