Kaloni te përmbajtja kryesore

Takimi ministrat e BE’së dhe Ballkanit Perëndimor, Kallas: Temë diskutimi bashkëpunimi në “mbrojtje dhe siguri”

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do takohet sonte me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Takimi po mbahet në Luskenburg, ndërkaq Kosovën po e përfaqëson kryediplomatja Donika Gërvalla.

Kallas ka shkruar në “X” se BE-ja me Ballkanin Perëndimor nuk e ndajnë vetëm gjeografinë, por edhe përgjegjësinë.

Për këtë, ajo thotë se me ministrat e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë pë bashëpunimin në “mbrojtje dhe siguri”.

“Ne ndajmë më shumë se gjeografinë me Ballkanin Perëndimor – ne ndajmë përgjegjësi. Siguria dhe stabiliteti ynë na lidh pranë njëri-tjetrit. Sonte do të takohem me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së për të diskutuar bashkëpunimin për sigurinë dhe mbrojtjen”, ka shkruar ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button