Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq në QKUK punëtori që ishte lënduar në vendin e punës në Malishevë më 7 prill

Një person në fshatin Dragobil të Malishevës kishte pësuar lëndime në vendin e punës më 7 prill. Sot Policia e Kosovës është njoftuar se ai ka vdekur në QKUK.

Sot Policia e Kosovës është njoftuar se ai ka vdekur në QKUK.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremt Elezaj.

“Më datë 07.04.2025, në Stacionin Policor në Malishevë është iniciuar rasti “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, pasi që rreth orës 16:40 viktima, mashkull i moshës madhore, ishte dërguar në QKMF në Malishevë me lëndime të rënda trupore, të cilat dyshohet se janë shkaktuar në vendin e tij të punës, në fshatin Dragobil. I njëjti më pas ishte dërguar në QKUK në Prishtinë, ku sot jemi njoftuar nga stafi mjekësor se ai ka ndërruar jetë”, tha Elezaj.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim mjekoligjor. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button