“Takimi Putin-Trump do të qartësojë marrëdhëniet Rusi-SHBA”

Lavrov ka folur për rëndësinë e takimit Putin-Trump

Moska konsideron se takimi i presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Donald Trump në Hamburg, në samitin G20, do të qartësojë marrëdhëniet e ardhshme ndërmjet dy shteteve, deklaroi shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov.

“Rëndësi të veçantë në botën e sotme u jepet marrëdhënieve Rusi-SHBA, prej të cilave varet zgjidhja e shumë problemeve ndërkombëtare – nga sigurimi i stabilitetit strategjik e deri te zgjidhja e krizave rajonale”, tha Lavrov në Moskë, raporton TASS.

“Ne shohim se shumë shtete janë të shqetësuara rreth marrëdhënieve “abnormale” ndërmjet Rusisë dhe SHBA-ve. Ne presim që takimi i presidentëve tanë në takimin në Hamburg të qartësojë prospektet e kooperimit Rusi-SHBA”, ka shtuar ai.

Back to top button