Takohen gjeneralët e Kosovës dhe Shqipërisë

Marsi i ngjarjeve të lavdishme të historisë sonë ka bashkuar gjeneralët – ushtarakë të Kosovës e Shqipërisë.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka shkruar në Facebook se me iniciativë të përbashkët me Gjeneral Daut Haradinaj dhe gjeneralë të forcave shqiptare, pas organizimeve në Epopenë e UÇK-së, sot janë takuar në drekë të përbashkët, gjeneralët- ushtarakë të dy forcave.

“Ky takim joformal u vlerësua shumë lartë nga të gjithë, si iniciativë që duhet ta vazhdojmë edhe në të ardhmen, për të forcuar edhe më tej lidhjet vëllazërore dhe shkëmbyer edhe më ngushtë eksperiencat mes vete. Të gjithë u pajtuam se Marsi i lavdisë kombëtare i filluar me Epopenë e Familjes Jashari të Komandantit Legjendar, Adem Jashari, për Betejën e Prekazit, të vazhdohet me përkujtimin e Epopesë së Dukagjinit, për Betejën e Gllogjanit, më 24 mars. Të bashkuar gjithmonë jemi më të fortë”, ka shkruar ai.

Back to top button