Chelsea ndan pikët me Evertonin

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Chelseat dhe Evertonit, ku të dy skuadrat kanë ndarë pikët.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea ka barazuar 2:2 me skuadrën e Evertonit.

Golat për vendasit i shënuan Joao Felix (minuta e 52’) dhe Kai Havertz (minuta e 76’), kurse te Evertoni golashënues ishin Abdoulaye Doucoure (minuta e 69’) dhe Ellis Simms (minuta e 89’).

Me pikët e reja, Chelsea zë vendin e 10 në tabelë në kuotën e 38 pikëve, krahas Evertonit që renditet në vendin e 15 me 26 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 2:2.

Back to top button